Një gjë është e sigurt Lionel Messi do te mungoj kundër Real Sociedadit.
Lojtari i Barcelonës dhe lojtari më i mirë i botës, Lionel Messi, mund të mungoj në takimin kthyes që Barcelona e zhvillon në “Camp Nou” kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e Champios League.
Messi i cili shënoj dy golat e fitores së Barcelonës kundër Realit, në fund të takimit ka futur në siklet stafin mjekësor pasi ata bënë një kontrolle në muskulin e tij.
Mjekët kanë zbuluar disa ndrydhje në muskuj të tij dhe shakë besohet të ishin ndërhyrjet brutale të lojtarëve të Realit.
“Pleshti” patjetër do të mungoj kundër Sociedadit në ndeshjen e së shtunës në kuadër të La Ligas, dhe do të ruhet për takimin kthyes me Real Madridin nëse mund të shërohet plotësisht.
Indikacionet janë që ai mund edhe të luaj me Real Madridin por ndoshta mund të filloj takimin nga stoli për arsye se Barcelona mendohet se do të kalojë gjithsesi në finale dhe Messi nuk bënë të mungoj kundër Manchester Unitedit i cili gjithashtu ka fituar 2-0 në fushën e skuadrës gjermane Schalkes 04.
Thursday, 28 April 2011 14:47