Gerard Pique, ka kritikuar Realin e Madridit rreth lojës së shfaqur të mërkurën në mbrëmje, duke thënë se të zgjedhurit e “Special One” nuk përpiqeshin të luanin futboll.
“Ne shënuam fitore të merituar 0-2 ndaj klubit madrilen në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, me të dy golat e shënuar nga Lionel Messi.
“Ata mendojnë se e vetmja rrugë për të na ndaluar ne, është të luajnë këtë lloj futbolli, ata nuk donin të luanin vërtet futboll, ata nuk donin ta mbanin topin, i shikuat ndërhyrjet e Pepe-s, Marcelo-s dhe Adebayor-it në fund?”.
“Kartoni i kuq ishte karton i kuq. Pepe reagoi vërtet keq dhe për Daniel Alves kjo mund të ishte shumë e dhimbshme dhe pas kësaj kishte edhe një reagim tjetër, mendoj se edhe ndërhyrja e Marcelo-s ndaj Pedro-s ishte karton i kuq”.
“Arbitri nuk e pa atë, por mendoj se ne përfundimisht jemi të kënaqur me fitoren dhe kemi bërë një hap të mirë për të shkuar drejt finales, shpresoj lojen e kthimit te luajme futboll e jo me ndërhyrje te tilla, gjithsecili duhet te niset nga vetja e vet, te ndalemi e te mendojme qe mos t’i krijojmë dhimbje njeri tjetrit.”
“Nuk ka dyshim se më shumë lojtar të Realit ne jemi miq të mirë, luajmë se bashku në kombëtarë dhe ia kalojmë shumë mirë me njëri tjetrin, se bashku u bëme kampion bote dhe Evropë, dhe shpresoj të bëhemi prapë.”
“Mund të flasim sa të doni, por të jemi të sinqertë ndërhyrja e Pepe-s në Alves-in ishte për të kuq dhe nëse dikush e gjykon ndryshe atëherë nuk është gjykim real.”
“Me vjen mire qe Mourinho e ka pranuar që vetëm një skuadër ka luajtur në fushë, sepse pamjet filmike shihen dhe ajo çka shihet nuk do koment, shpresojmë në kualifikim, shanset i kemi në duart tona, motivimi është në anën tonë, kemi fituar ndaj njërit nga ekipet më të mira në botë, e merituam fitorën sepse u djersitem shumë.”
“Jam shume i lumtur që Afelay ishte i përfshire në golin e parë, kjo do ti ndihmoj shumë, jam i lumtur shumë për Messi-n që shënoj të dyja golat, por mos të harrojmë Valdez ishte i mrekullueshëm në portë, Puyol gjithashtu spektakolar, Mascherano beri paraqitje shumë, shumë të mirë dhe për Xavin nuk ke çka flet, ai është dirigjenti ynë në fushën e lojës.” përfundoj Pique.
Thursday, 28 April 2011 11:14