Në faqen zyrtare të UEFA-s ishte vendosur 0-4 në favor të Barcelonës, por kjo vetëm për pak kohë derisa u përmirësua gabimi i bërë.
Skuadra e trajnerit Jose Mourinho, u mposht nga Barcelona, me dy gola të lojtarit më të mirë në botë Lionel Messit në “Bernabeu”, duke quar një hap drejt kualifikimit katalanasit.
Tani “Galaktikët” janë pranë eliminimit nga “Champions League.”
Por edhe pse humbi 2-0, UEFA ka përkeqësuar disi rezultatin për spanjollët.
Në faqen zyrtare të UEFA-s, gabimisht është dyfishuar rezultati në favor të katalanasve, duke u shkruar se Barcelona fitoi 0-4.
Kjo, mund ti shërbejë Mourinhos, për të aluduar mbi ndonjë konspiracion të radhës, sepse nuk i ka mbet asgjë tjetër vetëm referat, zyrtarët e klubeve dhe trajnerët.
Thursday, 28 April 2011 08:44