Bosi i Real Madrid, Jose Mourinho, e ka quajtur suksesin më të fundit të Barcelonës në “Champions League” si një siklet.
Ish bosi i Chelseas, Mourinho, ishte i zemëruar pas disfatës së natës së kaluar, pas ndëshkimit të Pepe-s.
Mourinho ka thënë: “Barcelona është një ekip i madh në fushë dhe jashtë fushës, por fitorja e natës së sontshme ka lënë një tjetër shije.”
“Unë kam fituar dy “Champions League” tashmë, dhe i kam fituar ato në fushë, me dy ekipet që nuk ishin të Barcelonës”.
“Kam fituar një me Porton, një ekip i vogël nga një ligë e dobët, dhe unë fitova një tjetër me Interin, dhe m’u nevojit të djersitem fort”.
“Josep Guardiola është një trajner fantastik futbolli, por “Champions League” që ai e fitoi ishte një siklet për shkak të asaj që ndodhi në “Stamford Bridge”, dhe kjo ishte një skandal.
“Dhe në qoftë se ai e fiton atë këtë vit, ai do të fitojë pas këtij skandali në “Bernabeu”.
“Le të shpresojmë se ai e ka mundësinë për të fituar një “Champions League” të pastër në të ardhmen, pa skandale.”
“Guardiola meriton për të fituar një “Champions League” normalisht. Kjo është ajo që unë dëshiroj për shkak se ai është një trajner shumë i mirë, që kam shumë respekt për të, dhe për katër vitet që kaluam së bashku.” përfundoi Special One.
Thursday, 28 April 2011 07:57