Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, nuk kishte asnjë dyshim, dhe për përballjen e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, që Barcelona do ta zhvillojë në Bernabeu kundër Realit te Madridit, e përfshiu në skuadër edhe te riun, 19-vjeçarin, Sergio Roberto.
Sergio Roberto, ishte i tronditur dje nga thirrja e Pep Guardiolas, i cili e ka ftuar për të udhëtuar me skuadrën në Real Madrid.
Guardiola e ftoi të riun pasi ka shqetësime për lëndimin e Andre Iniestas.
Roberto ka nënshkruar për Barcelonën si një 14-vjeçar nga Nastic, duke hedhur poshtë një ofertë nga Real Madrid.
Një mesfushor me stil të veçantë, Roberto është konsideruar nga shumë specialistë të futbollit si perspektivë e mirë e Barcelonës.
Sergio me lojën e tij iu ngjan shumë lojtarëve te Barçës, si Xavi, Iniesta dhe Tiago Alcantara.
Wednesday, 27 April 2011 14:37