Ndikimi i ish futbollistit të “Zonjës së Vjetër” dhe “Mbretërve” Zinedine Zidane, është armë e fortë brenda zhveshtorës se Real Madridit dhe ndikimi i ti është në rritje të madhe.
Që nga ardhja e Jose Mourinhos, Zizu ka lëvizur nga të qenit këshilltar i president Florentino Perez, dhe tani po luan edhe një rol tjetër, “shoqërues i lojtarëve”.
Francezi ka shpenzuar më shumë kohë në fushën e trajnimit se në zyrën e tij, dhe puna e tij është duke e kënaqur edhe portugezin Mourinho.
Zizu ka pasur një rol të madh në ringjalljen e Karim Benzema në javët e fundit dhe punën e tij me lojtarët e rinj të klubit, gjithashtu e ka dëshmuar veten se është edhe drejtorë impresionues.
Wednesday, 27 April 2011 14:14