Raul Meireles ka thënë se ai është i impresionuar nga forma mbresëlënëse e Spearing kohët e fundit.
Spearing ka formuar një partneritet me Lucas Leiva këto lojërat e fundit dhe kështu është duke e impresionuar Meireles-in.
“Jay është një lojtarë fantastik” tha numri 4 për faqen zyrtare të klubit.
Ai ka punuar shumë të arrijë këtu, ai e meriton të luaj, ai është një djalosh i mirë edhe jashtë fushës dhe unë jam i kënaqur me të.
Mendoj se është mirë të shohësh lojtarët e rinj duke luajtur dhe duke pasur shanse të luajnë, të rinjtë janë e ardhmja e klubit, gjë që është shumë e rëndësishme.
I shikoj rezervat e klubit në LFC TV dhe aty ka shumë lojtarë kualitativ.
Wednesday, 27 April 2011 13:22