Galliani ka konfirmuar se Kevin Prince Boateng do të nënshkruajë në mënyrë të përherëshme për Milanin.
Mesfushori ganez ka qenë një zbulim në sezonin e tij të parë në Serie A.
Ai aktualisht është në bashkëpronësi me Genoan, por ndikimi i tij ka qenë aq i madh që Milani e kanë bërë transferimin e tij gjatë kësaj vere.
I pyetur në lidhje me marrëveshjen për Boateng, Galliani ka thënë: “Ai është lojtari ynë. Ne do t’i japim Genoas 6 milion euro, e cila do të rritet në 7 milion euro në rast se Milani e fiton Scudetton.
“Marrëveshja ishte përcaktuar disa muaj më parë në një restaorant në Rio de Janeiro.”
Wednesday, 27 April 2011 13:09