Manchester United thuajse e siguroi kualifikimin në finale të Ligës së Kampioneve, pasi “Djajtë e kuq” fituan mbrëmw 0-2 në “Arena auf Schalke” kundër Schalke 04.
Gjermanët i rezistojnë për një pjesë e gjysmë sulmit të Manchesterit, sidomos falë pritjeve të jashtëzakonshme të portierit Manuel Nojer. Por, skuadra e Ralf Rangnik detyrohet të kapitullojë para dominimit nga fillimi në fund të skuadrës angleze.
Fatin e takimit e vendosen dy gola brenda minutave 67 dhe 69 nga Rayan Giggs (asit i Rooney) dhe Ëayne Rooney (asist i Hernandez).
Manchester United e dominoi plotesisht takimin, por forma e jashtëzakonshme e portierit gjerman të Schalke 04, Manuel Neuer, u mohoi gola te sigurt Chicharito Hernandez, Ryan Giggs dhe Wayne Rooney.
Festojnë “Djajtë e Kuq” dhe tashmë rruga drejt “Wembly-t” kërkon edhe një stacion rutinë në “Old Traford” të martën e ardhshme.
Wednesday, 27 April 2011 08:00