Ballafaqimi ndërmjet Schalkes dhe Manchester Unitedit do ta hapë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2010/11.
Në njërën anë ekipi që dëshiron ta shkruajë historinë, e në tjetrën ekipi ekspert i këtij kompeticioni do t’i masin forcat të martën mbrëma në stadiumin Gelsenkirchen Arena të Schalkes.
“Djajtë e Kuq” kanë udhëtuar në Gjermani pa sulmuesin e lënduar Dimitar Berbatov dhe mesfushorin Darren Fletcher, ndërsa Nemanja Vidic, Patrice Evra e Ryan Giggs priet të kthehen dhe të luajnë nga minuta e parë.
Por, për fazën ofanzive do të përkujdeset dyshja Wayne Rooney dhe Javier Hernandez-Chicaritto.
Ekipi i Sir Alex Ferguson kërkon fitore qysh në ndeshjen e parë, për ta bërë një hap të madh drejt finales së Wembleyt.
Mbrojtësi John O’Shea insiston se United nuk duhet ta nënvlerësojë kundërshtarin. Përfaqësuesi i Republikës së Irlandës thotë se ai dhe shokët duhet t’i tregojnë muskujt, për ta vërtetuar se janë një prej ekipeve më të forta në Evropë.
“Nuk do të thosha se do të ishim të kënaqur me një barazim”, tha O’Shea i cili pritet të luajë si mbrojtës i djathtë. “
“Schalke e ka prekur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, Gjermanët kanë një ekip të mirë, ne jemi favoritë dhe ky fakt na shton presionin, por një ekip që shënon aq shumë gola ndaj Interit, ka diçka prej tij”, shtoi O’Shea i cili shpreson që Man Utd ta shijojë triumfin në Ligën e Kampionëve për herë të tretë në 12 vjetët e fundit.”
Trajneri i Schalkes, Ralf Rangnick, planifikon të luajë me një sistem sulmues, me Raul në qendër të sulmit i përkrahur nga Jose Manuel Jurado e Alexander Baumjohann, të cilët gjithashtu do ta ndihmojnë fazën ofanzive.
Por, Rangnick e di se ekipi i tij nuk guxon të humbasë në shtëpi, sidomos për faktin se Man Utd ka fituar 13 ndeshje rresht në Old Trafford në Premierligë.
Benedikt Howedes është në dyshim për këtë ndeshje dhe mund t’i bashkohet listës së gjatë të lënduarve, e cila përfshin lojtarët Peer Kluge, Klaas-Jan Huntelaar, Christian Pander, Mario Gavranovic, Christoph Moritz and Tim Hoogland.
Mbrojtësi Christoph Metzelder thotë se ndihet i lumtur që Schalke do të përballet me Manchesterin, pasi që, sipas tij, “Djajtë e Kuq” kanë një stil më të ngadalshëm të lojës në krahasim me Barcelonën.
Ai beson se ekipi gjerman duhet ta kopjojë lojën e Barçës, duke luajtur me një prekje. Mirëpo, ish futbollisti i Real Madridit beson se Man Utd është favorit, ngase ka eksperiencë në këtë garë.
“Mendoj se ne jemi të papjekur. Man Utd ka shumë më tepër eksperiencë në Ligën e Kampionëve, duke luajtur në çerekfinale ose në gjysmëfinale çdo vit.”
“United mundohet ta kontrollojë lojën gjithmonë, për ne do të ishte shumë më e vështirë po të luanim me Barcelonën.”
“Stili i lojës së Manchesterit është më i ngadalshëm për ne, në krahasim me katalunasit, ne do ta kemi më lehtë të mbrohemi ndaj Man Utd,” theksoi Metzelder.
Deklarata e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në garat Evropiane, Raul Gonzales:
Ish ylli dhe legjenda e Realit te Madridit, aktualisht ylli i skuadrës Gjermane, Schalke 04, dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në garat evropiane, Raul Gonzales, tha që lojtari i Man Utd, “Luis Carlos Almeida Da Cunh” i njohur me nofkën “Nani” është njeriu që e bën diferencën tek Manchester United.
Ish-ylli i Real Madrid ka qenë pjesëmarrës në disa prej betejave serioze me Man Utd gjatë karrierës së ti dhe ai mezi pret të zhvilluar ndeshjen, siç i quan ai, me yjet e “Old Traford-it”
Raul tha: “Rooney është kyç për sulmin e Djajve, është futbollist themelor, luftarak, i shpejtë, me asiste perfektë dhe me goditje të fuqishme nga çdo pozitë, por ne kemi për ta mbuluar mirë dhe nuk do ti lemë hapësire në zonë për shkak se ai është në gjendje të krijoj rrezik nga çdo situatë.
“Por është gjithashtu e nevojshme për të ndaluar Nani-n, ai është motori i Man Utd, dhe ishte një nënshkrimi i madh për Djajtë.
“Mbrojtja e Man Utd, janë të fuqishëm, kanë fuqi fizike dhe cilësisë të jashtëzakonshme, por unë nuk kam frikë nga ta dhe nga asnjë rival tjetër.”
“Ne kemi shikuar DVD e Djajve dhe është shumë e mundur që ti mposhtim ata, për sa kohë që ne mund te qëndrojmë të qete dhe ti shfrytëzojmë mundësitë që na krijohen, thjeshte duhet të jemi të pa gabueshëm ne çdo repart duke përfshirë nga vija fundore, mesfusha dhe sulmi.“
Në çerekfinale, Manchester United e eliminoi Chelsean, kurse Schalke, ish kampionin e kësaj gare Interin.
Tuesday, 26 April 2011 16:37