Figura e talentit të ri zi-kaltër duket se do të jete çështja më e përfolur e mërkatos së verës në klubin e Interit, ku mund të vendoset e ardhmja e tij, vetëm në rast se Sneijder do te shitej, atëherë do te mund të kishte hapësira për të, në të kundërtën denja e tij hua duket se do te jete një opsion mjaft i mirë.
Silvia Vallini, ka folur rreth mundësive të mërkatos së verës në klubin zi-kaltër: “Montolivo duket se do te jetë mundësia më e mirë, ndërkohë që Sahin duket mjaft pranë klubit zi-kaltër.”
Për sa i përket talentit Brazilian Philippe Coutinho, duket se do te mund te luaje në forme huazimi tek ndonjë klub tjetër për të gjetur sadopak hapësira për të luajtur, ndërkohë qe ideja Samir Nasri e propozuar nga Anglia duket paksa e ndërlikuar duke parë edhe tratativat për rinovimin e kontratës q vazhdojnë të bëhen midis agjentit të lojtarit dhe klubit të Arsenalit.
Tuesday, 26 April 2011 14:18