I dashuri i pop yllit kolumbian, Shakira, mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka deklaruar se humbja e mesjavës së kaluar nga Reali i Madridit në finalen e Copa Del Rey, nuk është fundi i ciklit të fitoreve për skuadrën e tij.
“Humbja e kupës ka qenë një goditje e madhe për ne, ishim të zhgënjyer, sikurse shumica e tifozëve tonë, megjithatë humbjet janë pjesë e lojës dhe duhet t’i pranoni gjërat e tilla, mirëpo, ky nuk do të thotë se është fundi, ne e kemi humbur kupën, por ne jemi favoritë për ta fituar titullin e kampionit në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.”
“Tani luajmë me Realin në Ligën e Kampionëve. Këto dy gara janë më të rëndësishme për ne,” ka theksuar Pique, “Më pëlqen të luaj në “Santiago Bernabeu.”
Nuk mund të sqaroj përse, por sinqerisht kënaqem në atë stadium ku tifozët janë shumë të zhurmshëm.
Disa lojtarë nuk mund t’ia dalin mbanë me fishkëllima, por mua një gjë e tillë vetëm sa më motivon.
“Fitorja në Madrid do te jetë e veçantë.”
Tuesday, 26 April 2011 14:01