Taye Taiwo është në rrugë për tek Milani, keshtu sugjerojnë raportet e fundit.
Nigeriani ka rënë dakord të bashkohet me skuadren italiane, Milanin, në verë si një transfer i lirë, pasi kontrata e tij me Olympique Marseille ka përfunduar.
Sipas një raporti nga gazeta franceze L’Equipe: Taiwo, është në prag të marrjes së një pasaportë evropiane, dhe do të shtohet në skuadrën e Massimiliano Allegrit në një marrëveshje tre-vjeçare, pas disa javë negociatash mes palëve.
Jose Anigo, zbuloi se Taiwo është në kontratë me Rossoneret dhe duket se një marrëveshje është arritur më në fund në mes palëve, sepse ata shpresojnë se do të zgjidhin problemet e mbrojtësit të majtë.
“Duket se Nigeriani do te shkon në Milanello si zëvendësim për Antoninin dhe Gianluca Zambrottan. Zambrottan është duke e kërkuar skuadra braziliane Flamengo.“
Kështu bëhët e ditur edhe në Angli që mbrojtësi nigerian Taye Taiwo ka refuzuar një kalim në Premier Ligë në favor që të kalojë te gjiganti botërorë Ac Milan.
Mbrojtësi i Olympique Marseille ka qenë i lidhur me të dy ekipet Liverpool dhe Chelsea, por te dyja klubet e kanë pranuar se kanë humbur garën për shërbimet e tija.
Tuesday, 26 April 2011 13:37