Mesfushori i Real Madrid, Sami Khedira ka bërë të qartë se sezoni nuk ka përfunduar për të dhe ai i ka vënë qëllim vetes që të luaj në finale të Champions League, kuptohet nëse ekipi nga kryeqyteti eliminon Barcelonën në gjysmëfinale.
“Unë mund të siguroj juve se lëndimi im nuk do të thotë se sezoni ka përfunduar për mua. Do të bëj maksimumin që të rikthehem në aksion sa më shpejtë. Dua të jem i gatshëm për finalen e Champions League.”
“Stafi mjekësor i Real Madrid do të bashkëpunoj me Dr. Muller Wohlfart në Munich për të menaxhuar procesin e rikuperimit. Duhet të presim që të shohim saktësisht se kur do të jem i gatshëm.”
Tuesday, 26 April 2011 13:24