Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez po e konsideron seriozisht shkarkimin e trajnerit Jose Mourinho në fund të sezonit.
Perez, e konsideron shkarkimin e Mourinho-s ne fund të sezonit, pasi Special One pati shpërthyer pas ndeshjes së tyre me Sevillan.
Për Krishtlindje, Presidenti i Klubit, Perez, pati deklaruar: “Ka njerëz të cilët veprojnë në mënyra të ndryshme, në Real Madrid presioni është më i madh dhe këtë nuk mund ta përballojnë të gjithë.”
Komenteve te Presidentit, Perez, Mourinho në atë kohë iu përgjigj: “unë jam trajner dhe ju jeni presidenti.”
Përplasja erdhi pas rezultatit 5-0 në Barcelonë, Mourinho është ne luftë edhe me Jorge Valdano dhe kërkesat e tij është që Pepe të nënshkruaj kontrate të re.
Florentino ka shqetësime të mëdha me mënyrën e sezonit, por në fund zgjodhi për të mbështetur trajnerin dhe u shpërblye me suksesin Copa Del Rey.
Mbetet të shihet se çka do të ndodhe, por “Special One” një gjë e ka të sigurt nëse nuk e sjell Champions League në Madrid në fund të sezonin shkarkohet.
Presidentit “Perez” nuk i interesojnë kupat e tjera për momentin e do Championsin.
Tuesday, 26 April 2011 09:23