Dirk Kuyt beson se puna e palodhshme e tij është falë gjeneve.
“Unë kam ardhur nga disa persona që punojnë shumë.”
“Babai im ka bërë gjithçka që të kujdeset për familjen, ai shumicën e kohës e kalonte në detin e veriut dhe pastaj vinte tre ditë dhe shkonte përsëri.”
“Ajo kohë nuk ishte e mirë sepse është mjaftë vështirë që të punosh në atë mënyrë, nga ajo unë kam mësuar që të jap gjithçka nga vetja.”
“Unë në moshën tre vjeçare fillova të luaja futboll ndërsa kur i bëra 14 vjet babi më tha vendos ose të bëhesh futbollist ose peshkatarë, unë e doja futbollin dhe ja ku jam.” tha Dirk Kuyt për LFC Weekly.
Gjithashtu, legjenda e Liverpool-it, John Aldridge, beson se gol shënuesi më i mirë i Liverpool-it këtë sezon, Dirk Kuyt, do të jetë pjesë integrale e ekipit edhe sezonin e ardhshëm pavarësisht se çfarë lojtarë do të vinë gjatë verës.
“Kuyt është lojtarë që punon shumë dhe goli që e shënoj kundër Birminghamit ishte me plot profesionalizëm, ai e përfundoj atë aksion për mrekulli.”
“Natyrisht se Dalglish do të bëjë disa blerje gjatë verës , andaj edhe Carroll dhe Suarez do të kuptohen më mirë.”
“Mirëpo çfarë do që ndodh Dirk Kuyt do të jetë pjesë përbërëse e përbërjes së parë, ai e ka treguar këtë sezon se mund të luaj si mesfushor i majtë , i djathtë po ashtu edhe partner në sulm për Suarezin.”
“Për Kenny-in kjo gjë është e mirë pasi ai ka më shumë opsione.” përfundoj Aldridg.
Tuesday, 26 April 2011 09:00