Ish-përzgjedhësi i kombëtares italiane, Marcelo Lipi, ka deklaruar se nëse do të jetë e nevojshme, ai do të rikthehet në krye të Juventusit.
Ate klub e kam udhëhequr në dy periudha, prej vitit 1994 deri 1999 dhe prej vitit 2001 deri 2004.
Lipi është i lidhur ngushtë me Zonjën e Vjetër, me të cilin ka fituar pesë tituj kampioni në Serie A dhe një trofe të Ligës së Kampionëve.
Juventusi aktualisht ka pasur nje sezon zhgenjyes, pasi skuadra e drejtuar nga Del Neri aktualisht renditet në vendin e shtatë në Serie A, vend ky i cili nuk siguron as pjesëmarrjen në Garat Evropiane.
I pyetur për rikthimin të tij në krye të Juventusit, Lipi është përgjigjur:
“Kurrë mos thuaj kurrë. Megjithatë, nuk do të dëshiroja që kjo të kuptohet si një shtytje e imja drejt bankinës së Juventusit.”
“Kjo ishte thjeshtë një përgjigje në pyetjen tuaj. Në fakt, unë u kam thënë se kurrë më nuk do të ulem në bankinën e një klubi italian, përveç nëse kjo do të jetë nga dashuria e pastër.”
“Mua zemra më lidh vetëm me Juven, me të cilin klub kam raporte të veçanta.”
“Nëse Juve një ditë do të ketë nevojë për dorën time, e shpresoj që të mos ketë, pasi kjo do të thoshte se gjithçka është duke shkuar mirë te ky klub, atëherë unë jam i gatshëm t’ia zgjasë dorën.” Përfundoi Lipi.
Tuesday, 26 April 2011 07:18