Dalglish ka hedhur poshtë spekulimet që thonin se ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Liverpool-in.
“Nuk kam asgjë për të thënë dhe për të diskutuar. Kur ne kemi ndonjë lajm atëherë do t’u tregoj.”
“Nuk kam asgjë për të shpallur. Unë jam i nderuar që jam këtu dhe jam i nderuar që ma keni besuar punën.”
“Unë kam thënë edhe më herët nëse mund ta ndihmoj Liverpool-in me ndonjë gjë nga vetja ime atëherë do ta bëjë. Unë kam ardhur këtu dhe jam i kënaqur që i kam gëzuar fansat e Liverpool-it.”
Gjatë ndeshjes ku Liverpool fitoj kundër Birmingham-it me rezultat 5:0 , fansat e Liverpool-it kishin filluar të brohorisnin emrin e Kenny Dalglish-it , rreth kësaj Dalglish tha: “Kjo ishte një gjest që më emocionoj për së tepërmi mirëpo më mirë do të ishte që ta të brohorisnin emrin e lojtarëve pasi ata bëjnë lojë në fushë.” përfundoj Kenny Dalglish.
Tuesday, 26 April 2011 06:50