Ish bashkëlojtari i Carroll-it, tanimë kapiten i Newcastle, Kevin Nolan, shpreson se Andy Carroll do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës ku Liverpool e pret në shtëpi Newcastlen.
“Njeriu i madh e humbi ndeshjen e fundit për shkak të lëndimit dhe ai nuk e di se sa do të mungon, shpresoj se ai do të kthehet të dielën në mënyrë që të përballem me të.”
“Unë nuk e di nëse dua të luaj apo jo kundër tij, mirëpo jam i vetishëm se ai paraqet rrezik permanent për mbrojtjen tonë.”
“Ai nuk e pret këtë ndeshje me kënaqësi pasi ishte pjesë e kësaj skuadre, Liverpooli do ta marrë më të mirën nga ai vitin e ardhshëm.” tha Nolan.
Monday, 25 April 2011 14:00