Pas shumë polemikave, skuadra gjermane, Borussia Dortmund ka vendosur të shesë mesfushorin e saj turk, Nuri Sahin, por vetëm nëse vjen një ofertë e majme.
Drejtori sportiv i ekipit gjerman, Hans-Joachim Watzke, konfirmoi këtë fundjavë se është i ndërgjegjshëm për interesimin e klubeve të mëdha evropiane për mesfushorin dhe se do të jenë të gatshëm të negociojnë.
“Nuk jemi një klub që shet lojtarët më të mirë, por nëse vjen një ofertë e “fortë” do ta mendojmë.”
“Synimi ynë është t’i marrim 20 milionë euro dhe me gjysmën e tyre do të përforcojmë ekipin në sezonin e ardhshëm,” u shpreh Watzke.
Real Madrid, Inter, Milan, Barcelona dhe Napoli janë në ndjekje të talentit të ri të Bundesligës, i cili ka refuzuar të nënshkruajë kontratën e re me ekipin e tij aktual, Borussia Dortmund.
Monday, 25 April 2011 12:35