Sulmuesi i Man Utd, bullgari, Dimitar Berbatov, i cili pësoi një lëndim në ije në këtë fundjavë, nuk do të udhëtojë për në Gjermani.
Kështu, ai do ta humbë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës se Kampionëve, të cilën “Djajtë” e zhvillojnë kundër Shalkes 04.
Dihet që skuadra gjermane, Shalke 04, po kalon nëpër një formë shumë të mirë në Ligën e Kampionëve dhe e shkurorëzoj ish-kampionin Inter, duke e eliminuar me rezultat te përgjithshëm 7-3.
Berbatov, 30-Vjeçar, ka një vit të kontratës se tij të mbetur në Old Trafford, mirëpo bëhet e ditur se Man Utd mund t’ia zgjasë kontratën edhe për një vit.
Por, nuk do të ketë marrëveshje të re apo rritje të pagave.
Monday, 25 April 2011 11:30