Po afrohet ndeshja e radhës ndërmjet Real Madrid dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Ka filluar me deklaratën e parë Pep Guardiola, kur tha se “do të jetë referi portugez?”, duke shkaktuar ironi tek trajneri i Barcelonës.
“Real Madrid është favorit, bëhet fjalë për një ekip të madh. Ata kanë Higuain, Benzema dhe Kaka, andaj edhe nuk duhet të çuditemi që kanë fituar me Valencinë me rezultat 3:6″, ka thënë Pep Guardiola.
Disa medie kanë njoftuarar se në Madrid do të referojë portugezi Pedro Proenka.
“Nëse është ashtu, jam i sigurte se Mourinho do të jetë i kënaqur. Edhe vitin e kaluar në gjysmëfinale ka referuar një rrefer nga vendi i tij” ka thënë Guardiola.
“Ne edhe Kupën e Mbretit e kemi humbur për shkak të referit, pasi ka referuar një off-side për Pedron. Kanë munguar centimetrat”, ka shtuar Guardiola.
Monday, 25 April 2011 07:53