Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, nuk do të kishte asnjë problem për të plotësuar boshllëkun e lënë nga Jose Mourinho në Inter, këto jan pretendimet e ish-lojtarit Luis Suarez, i cili ka luajtur për të dy klubet.
Këtë muaj Guardiola, tha se kohës se tij po i vinte fundi në Camp Nou, me një largim të mundshëm në fund të 2012.
Dhe Suarez thotë se trajneri spanjoll, 40 vjeçar, nuk do të mund të hedhe poshtë një mundësi për të udhëhequr Interin, nëse merr një oferte të mirë nga presidenti Massimo Moratti.
“Pep Guardiola më tha se nëse Moratti mendon për atë si trajner të ardhshëm te Interit ai nuk do ta hedh poshtë mundësinë dhe do ta shqyrtoje ofertën për të udhëhequr një ekip të madh si Interi,” tha Suarez.
Sunday, 24 April 2011 17:08