Lionel Messi, u bë lojtari i parë në Spanjë që arriti të shënoj 50 gola për skuadrën në një sezone, duke ndihmuar Barcelonën të kthehet nga humbja në Kupën e Mbretit kundër Real Madridit, duke i sjellë fitoren 2-0 ndaj Osasunës të shtunën në mbrëmje.
Barcelona pushoi pjesën më të madhe të skuadrës që të jenë të gatshëm në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit të Mërkurën, ndeshja e tretë nga 4 takimet që do të zhvillohen në një interval prej 18 ditësh.
David Villa shënoi golin e tij të 18 në Ligë dhe të parin pas 12 ndeshjeve, në minutën e 24 të ndeshjes. Messi zëvendësoi Villën në minutën 58 dhe shënoi golin e 31 në Ligë. Me 177 gola në të gjitha garat, Messi është një më pak sesa Josep Samitier që zë pozitën e tretë të golashënuesve të Barcelonës. Para tij janë Cesar Rodriguez (235) dhe Laszlo Kubala (196).
Sunday, 24 April 2011 09:44