Çdo vit, “American News Magazine Time” kompleton një listë të 100 personave që kanë më së shumti ndikim në Botë.
Siç e përshkruajnë ata vetë, lista përfshin “artistët dhe aktivistët, reformatorët dhe hulumtuesit, kryetarët e shteteve dhe bosat e industrive”.
Këtë vit në këtë listë është edhe lojtari i Barcelonës dhe i Argjentinës, lojtari më i mirë i Botës, Lionel Andres Messi.
Pas kësaj, ish-lojtari i skuadrës së Barcelonës, Thierry Henry dha një deklaratë për të:
“Për Messin, gjithmonë harrojmë se ai është i përkryer nga ana e futbollit: ai është fituesi i topit të artë, dhe këtë e ka bërë dy herë dhe ka shumë çmime individuale të një futbollisti.
Ai është ende një fëmijë, vetëm 23 vjeç. Ai është një djalë i vogël dhe të duket sikur ai nuk mund të ju dëmtojë. Por, po t’i japësh atij topin ju jeni vërtet në vështirësi.
Nuk është normale ajo çfarë bën me top. Unë e di qe ka shumë lojtar që din të luajnë me topin dhe të bëjnë gjëra që të mahnisin. Por kjo nuk duhet ta shqetësojë Messin, ngase ai është larg tyre.
Ai më kujton Diego Maradona, mënyrën se si vallëzonte me top dhe pastaj bënte gol, është qesharake. “Kam luajtur tre vjet me të dhe ishte një gëzim i madh,” perfundoi Thierry Henry.
Sunday, 24 April 2011 09:33