Mbrojtësi i Liverpool, Glen Johnson, ka këmbëngulur se nuk i vjen keq për bashkimin e tij me klubin dhe beson se ata kanë një të ardhme të ndritshme.
Duke folur për Daily Telegraph,Johnson tha: “Unë shoh të ardhmen time këtu. Unë kurrë nuk kam menduar që kam bërë zgjedhjen e gabuar. Unë nuk largohem nga këtu.
“Unë nuk jam ai lloj i personit, që vetëm pse ndonjëherë gjërat shkojnë keq, të hedh poshtë gjithçka.”
“Ishte fillim i vështirë i klubit në këtë sezon, por ne tashmë kemi bërë ngritje të madhe dhe tani gjithçka duket e ndritshme.”
“Ardhja e pronarëve të rinj ishte si një largim i reve që mbulonin diellin. Ne kemi pronarë fantastik, një menaxher fantastik dhe një staf fantastik. Me lojtarët e rinj që do të vinë verës, ne do të jemi më të fortë.”
Saturday, 23 April 2011 17:06