Lajme Shqip Saturday, 23 April 2011 10:53

Bardhezinjtë mund të synojnë Evropën që ka rëndësi, nëse nuk do të gabojnë deri në fund, 8 janë pikët larg vendit të katërt të Juventusit, në të cilin për momentin ndodhet Udineze dhe një pikë larg Romës, pesë janë javët e mbetura deri në fund të kampionatit. Juvja do të luajë kundër Lacios, Katanias, Xhenoas, Parmës, Kievo dhe Napolit.

“Zadok the Priest”, ka qenë një himn dhe një celebrim antik përmes të cilit kurorëzoheshin dikur mbretërit në Anglinë e viteve 800. Por duket se ky himn, që prej vitit 1992, ka kurorëzuar edhe mbretërit e futbollit evropian, që nga Portugalia deri në Rusi.

Ky himn ka parë Barezin duke ngritur tituj, Zidanin që shpiku manovrimin duke u rrotulluar rreth vetes me top, Saviçeviçin që ka arritur të “fyejë” gravitetin, Solskjaerin, i cili ka sfiduar kohën, Del Pieron që ka shpikur një gjuajtje, të cilën vazhdon ende ta praktikojë.

Ka parë atë Del Piero, i cili është shndërruar në kornizën e ekipit bardhezi. Natyrshëm lind pyetja: Një tjetër sezon negativ për Juventusin, po sikur ata të arrijnë Championsin? A është e sigurt që ai vend i katërt, aq shumë i lakmueshëm për këtë ekip, ndodhet në një distancë shumë të largët?

Po, do të ishte përgjigja që kushdo do të jepte para zhvillimit të ndeshjes së fundit. Po të flasim akoma më larg në të kaluarën një kualifikim në Champions do të ishte diçka historike. Por duke analizuar situatën nuk duket aq utopike.

Teksa skuadrat po përgatiten drejt garës finale Juventusi mund të përfitojë shumë nga rikthimi i lojtarëve që i janë rikuperuar. Flasim për rikuperim fizik dhe mendor nga ato dëmtime fatkeqe. Emri i parë që i është rikthyer fushës është ai i Grosos. Ndeshja ndaj Romës e pa italianin në një formë të shkëlqyer.

Si autor i dy asisteve dhe i shpëtimit të një goli në mbrojtje Grosso dukej se ishte rikthyer ai lojtar që u pa më 9 korrik 2006, i shkrirë tërësisht në dhoma e zhveshjes së stadiumit “Olimpiko”. Ai do të jetë një armë plus, diçka që s’e prisnim në këtë sezon.

Me Romën ra në sy edhe Krasiç, tërësisht i plotësuar, tamam ashtu sikurse kishte premtuar të shfaqej. Serbi ka luajtur duke mos bërë pushime që prej një viti e gjysmë, dhe ndoshta angazhimi me kombëtaren, me të cilën luajti një ndër dy ndeshjet e fundit, i ka shërbyer si reflektim.

Krasiç, ndaj verdhë-kuqve fillimisht gjeti hapësira në të djathtë, skema 4-3-3, më pas kaloi në qendër, falë skemës 4-4-1-1 dhe së fundmi iu rikthye pozicionit të tij të preferuar. Kjo lloj taktike përbën një hap përpara dhe një tjetër pikë zhvillimi për klubin bardhezi.

Më në fund trajneri po tregon se di ta përshtatë skemën 4-4-2, aq shumë të preferuar prej tij. Që tani e tutje do të jetë shumë themelor ky aspekt për t’i dhënë një shkëputje skuadrës nga ai realitet në të cilin e kemi parë. Themelor do të jetë edhe rikthimi i kapitenit Del Piero.

Duke i hedhur një sy kalendarit që e pret “Zonjën e vjetër” në pesë javët e ardhshme, kuptohet qartë se dy ndeshjet e para do të jenë shumë vendimtare për fatin e kësaj skuadre. Ndeshja kundër Katanias që Juve e pret në shtëpi dhe transferta në Romë kundër Lacios do të tregojnë realisht se çfarë është në gjendje të arrijë Juventusi.

Duke lënë pas këto të dyja, më pas vjen ndeshja ndaj Kievo në shtëpi, dhe pas saj takimi direkt me Lacion. Tifozët urojnë që deri në atë ndeshje skuadra t’i jetë afruar katërshes kryesuese. Dy takimet e parafundit, ai ndaj Parmas dhe më pas Napolit, do të jenë një shans i mirë, ku Juvja nuk guxon të gabojë.

Dhe duket se friulianët paraqesin rrezik pasi janë të vetmit që kanë një kalendar disi më të lehtë. Gjithsesi, këta të fundit kanë gabuar në transfertën e Leçes duke lënë tri pikë dhe kësisoj janë ngjallur shpresat e rivalëve. Ngjitja për bardhezinjtë fillon pikërisht tani:

Ndeshjet e vështira të Romës, përveç asaj që do të ketë me Milanin, janë edhe ato ndaj Katanias dhe Sampdorias. Ndërkohë Lacio do të ketë mundësinë të vendosë rreth fatit të saj në harkun e tri javëve të ardhshme, teksa e presin respektivisht ndeshjet kundër Interit, Juventusit dhe Udinezes.

Me pak fjalë Juventusi në këtë sprint të fundit të kampionatit duket më se e favorizuar nga kalendari. Ndoshta tetë pikë janë shumë për t’u rikuperuar në një kohë kaq të shkurtër.

Por derisa matematika ta lejojë diçka të tillë atëherë drejtuesit, lojtarët dhe tifozët kanë të drejtë të shpresojnë. Duket se fati do të jetë në dorë të skuadrës, pesë fitore në pesë ndeshjet e mbetura me siguri do të mbanin gjallë ambiciet për në Evropë.

Lajmet e fundit

Të gjitha lajmet e fundit në Sport. Aktualizimi i fundit: 04.11.19 // 11:11
(Futboll)

Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar të paraqiten në»»

(Futboll)

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me Jurgen Klopp rreth»»

(Futboll)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një mesazh nga kreu»»

(Futboll)

Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney. Përveç tre pikëve»»

(Futboll)

Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë sezon, nuk ka»»

(Futboll)

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real Madrid është kualifikuar»»

(Futboll)

Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) ka anuluar 17 nëntorin si termin të rezervuar për të luajtur miqësore në Prishtinë me Përfaqësuesen e Kosovës. Lajmi»»

(Futboll)

Drejtuesit e Monacos kishin tentuar ta transferonin Jose Mourinhon nga Chelsea, por kishin dështuar ta bëjë një gjë të tillë. Jose Mourinho rrezikon të shkarkohet»»

(Futboll)

Angel di Maria beson se skuadra e tij ka luajtur shumë më mirë se Real Madridi. Anësori i PSG’së, Angel di Maria ka folur për»»

(Futboll)

Real Madridi ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pas fitores prej 1-0 kundër Paris Saint-Germainit. Los Blancos triumfuan me»»

(Futboll)

Juventusi është ndarë baraz me Borussia Monchengladbachun 1 me 1. Golin për Gladbach e realizoi Johnson ndërsa për ‘zonjën e vjetër’, shënoi Lichtsteiner. Manchester City»»

(Futboll)

Manchester United u është rikthyer fitoreve, duke mposhtur në Ligën e Kampionëve CSKA Moskën me rezultat 1 me 0. Djelmoshat e Louis van Gaal nuk»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina sfidon skuadrën nga Kazakistani, Astana. Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, për herë të parë përfaqëson Kosovën në një eveniment të nivelit»»

(Basketboll)

Klubi i Basketbollit Prishtina, ka nënshkruar kontratë të re me kompaninë Albaqeramika e cila do të jetë sponsore e këtij klubi edhe për vitin 2015-2016.»»

(Basketboll)

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Alhaji Mohammed, ka treguar se pse ka festuar me shqiponjë në ndeshjen e Ligës Ballkanike kundër Kozhuvit Shikoni më poshtë kronikën»»

(Basketboll)

“Ne e kemi marrë ftesën dhe shumë shpejt pritet ta konfirmojmë pjesëmarrjen në kualifikimet për ‘Eurobasket 2017′”, është shprehur Hoxha. “FIBA na e ka dërguar»»

(Basketboll)

KB Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lartë kundër KK Kozuvit me rezultat 88:60. KB Sigal Prishtina ka vazhduar të shkëlqej në Ligën Ballkanike, pasi»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina është e interesuar të kthejë në radhët e veta Dardan Berishën, nëse ai largohet nga skuadra e Cibonës. Kështu ka deklaruar drejtori i»»

(Boks)

Kickboxieri shqiptar, Faton Vukshinaj po vazhdon të shkëlqej në Zvicër Kickboxieri profesional shqiptar, Faton Vukshinaj, ka mposhtur grekun Levan Guruli, në kategorinë A deri në»»

(Boks)

Sinan Samil Sam ka ndërruar jetë në një klinik në Stamboll pas problemeve të mëdha në mëlçi Boksieri i famshëm turk, Sinan Samil Sam, i»»

(Boks)

Tmerri që ngjau ishte i vështirë për t’u kuptuar. Portorikani 23 vjeç, Prichard Colon, dukej i pathyeshëm, boksier me grusht të fuqishëm që nuk kishte»»

(Boks)

Shumë e kanë përshkruar si “bishë”. Madje, konsiderohej si person i “frikshëm”. Por, legjenda e boksit, Mike Tyson, është treguar shumë i butë me një»»

(Boks)

Dy vëllezërit, Hekuran dhe Dardan Avdylaj, kanë dalë fitues të shtunën në mbrëmje në ndeshjet e tyre në kick boks të mbajtur të shtunën në»»

(Boks)

Boksieri i njohur shqiptar, Tefik Bajrami, është kampion i Evropës në versionin WBU, pasi që sonte (e shtunë) mposhti hungarezin Attila Makula. Në një atmosferë»»

(Tenis)

Në Botërorin e pinpongut të mbajtur në Rusi ditë më parë, organizatorët nuk e vunë flamurin e Kosovës në sallë, e as në ekranet pranë»»

(Tenis)

Tenistja ruse, Maria Sharapova, është sportistja që është paguar më se shumti gjatë dekadës së fundit, ka shpallur mbrëmë revista Forbes. Ky konstatim është mbështetur»»

(Tenis)

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka mposhtur serbin Novak Gjokoviq në gjysmëfinale të turneut të tenisit në Montreal të Kanadasë, me rezultat 6:4, 3:6, 7:6 (2).»»

(Tenis)

Rafael Nadal është “mbreti” i pakundërshtueshëm i “Roland Garros”, pasi tenisti spanjoll ka triumfuar për herë të tetë në karrierën e tij në turneun francez.»»

(Tenis)

Vetëm dy javë para fillimit të turneut prestigjioz të Uimbëlldon në tenis, ekspertët e basteve kanë paralajmëruar se ka sinjale të forta se shumë atletë»»

(Tenis)

Serena Uilliams vazhdon dominimin në tenisin femëror, duke regjistruar suksesin e 30-të radhazi në turnetë që ka marr pjesë në vitin e fundit, për të»»

(F1)

Michael Schumacher vazhdon të luftojë për t’iu kthyer një jete sado pak normale, pas dëmtimeve të rënda të pësuara në tru, prej aksidentit me ski»»

(F1)

Lewis Hamilton ka fituar titullin e tretë të kampionit të Formula 1, pas triumfit në garën e Austinit për Çmimin e Madh të SHBA-ve. Hamilton»»

(F1)

Pothuajse dy vjet pas aksidentit me ski në Aplet Franceze, piloti i “Formula 1” vazhdon të jetë ende nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht se familja»»

(F1)

Carlos Sainz ka pësuar një aksident të rëndë gjatë provave të lira për çmimin e madh të Rusisë Piloti i Formula 1, Carlos Sainz ka»»

(F1)

Lewis Hamilton është fituesi i garës së kësaj fundjave në Japoni, gara e 14 e Botërorit të Formula 1, pasi siguroi me një diferencë prej»»

(F1)

Michael Schumacher, ish kampioni i Formula 1, vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë. Ish-piloti i Formaul 1 tashmë peshon më pak se 45 kg»»