Sulmuesi i Herculesit, David Trezege, duket se është lodhur duke jetuar jashtë vendlindjes, dhe duke luajtur për klubet e huaja. Ai ka paralajmëruar se së shpejti mund të rikthehet në vendlindje, për ta vazhduar karrierën në ndonjë klub të kampionatit francez.
“Kthimi im në Francë është i mundshëm, jam i dhënë pas Monakos, por edhe klubet e tjera më duken ambicioze, si për shembull Lyoni.”
“Lyon është një klub i cili ka prirje për trofe dhe kjo është ajo që më intereson mua,” ka theksuar Trezege, i cili për Monakon ka luajtur prej vitit 1995 deri në vitin 2000 dhe me të cilën ka fituar dy tituj kampioni në Francë.
Trezegol, ishte mjaft i suksesshëm edhe me fanellën e Juventusit, ku shënoi 138 gola në 245 ndeshje në Serie A dhe fitoi katër tituj kampioni të Italisë, por dy prej tyre iu morën klubit italian për shkak të Calciopolit.
Saturday, 23 April 2011 08:43