Kevin-Prince Boateng beson se Scudetto është e Milanit dhe Rossoneret nuk janë të frikësuar.
Ghanezi mund të bëjë histori me Milanin ketë sezon, në vitin e tij të parë, duke fituar Scudettob e 18 në historinë, dhe ai beson se është shumë e mundur sepse ata janë në pozitë e parë që ta fitojnë atë.
“Ne nuk jemi të frikësuar nga Napoli apo Interi, ne mund të vejmë veten në vështirësi,” tha Boateng në një intervistë të gjatë me gazetën La Gazzeta dello Sport përpara ndeshjes se nesërme.
“Ne do të duhet të qëndrojmë të fokusuar ndaj Brescias, sepse ata janë të rrezikshëm . Ne nuk kemi fituar asgjë dhe kur dëgjoj se ne kemi fituar Scudetto tashmë, unë zemërohem . Deri sa ta preki me duar unë nuk besoj.”
Kevin Prince, iu bashkua Milanit këtë verë në një marrëveshje bashkë-pronësie dhe marrëveshja e nënshkruar përfshin “gjashtë lojtarë” sipas Enrico Preziosit.
Boateng thotë se ai është duke jetuar një ëndërr.
“Ndjehem si në ëndërr. Galliani tha se unë do qëndroj dhe unë mezi pres për të vënë firmën në kontratë. Psikologjikisht unë jam më i motivuar për gjysmën e dytë të sezonit.”
23-vjeçari premton të bëj diçka të veçantë, nëse Milani e fiton titullin: “Unë mund të bëjë një tatuazh në rast se fitohet Scudetto. Një tatuazh me logon e Milanit? Mund të jetë.“
Saturday, 23 April 2011 07:15