Përballjet e shumta në këtë edicion në mes të Barçës dhe Realit nuk përfundojnë me kaq.
Këto skuadra, përveç rivalitetit të madh në fushë, konkurrojnë edhe për blerjen e lojtarëve nga skuadra të tjera. Njëri nga ta padyshim është një prej senzacioneve të Serie A, talenti argjentinas i Palermos, Javier Pastore.
Presidenti i Palrmos, Maurizio Zamparini, ka deklaruar se Barça dhe Real Madrid janë më të interesuarat.
“Pa pasur një ofertë interesante, Pastore nuk do të largohet, Barcelona dhe Real Madrid e kërkojnë atë”.
Pastore nuk negocion nën shifrën e 30 milionë eurove, edhe pse presidenti del me deklarata sensacionale për shifra 70 apo 100 milionëshe.
Kohë më parë Zambarini pati deklaruar se “Pastore është ideal për Barçën dhe e ardhmja e tij do të jetë tek Barça së bashku me Messin.”
Friday, 22 April 2011 12:02