Hakmarrjen e kemi detyrim, nga Pep Gurdiola e deri te lojtari i fundit në skuadër kanë një detyrim të vetëm – hakmarrjen!
Nëse Reali i Mourinhos arriti të mposhtë furinë e Barcelonës në ndeshjen finale të Kupës së Mbretit, duhet të jetë Barcelona si kurrë më parë e detyruar të hakmerret, jo ndaj një skuadre çfarëdo, jo ndaj një skuadre që thjeshtë i shkaktoi një humbje Barcelonës, por ndaj skuadrës e cila fitoi titullin para syve të katalanasve, ndaj skuadrës që pretendon edhe më tepër se vetëm një titull, ndaj skuadrës që na bëri të kuptojmë se futbolli jo gjithmonë është i drejtë.
E mërkura ka një qëllim të vetëm dhe qëllimi jonë është të bëjmë Realin të vuajë e të “pendohet” se si ka fituar ndaj Barcelonës. Një momente mund të bëjë që të gjithë të festojnë, ne duhet ti kemi të gjitha momentet nga fillimi deri në fund të mërkurën që vetëm Realin dhe tifozët e saj ti bëjmë për të vuajtur, e jo për të festuar.
Do duhet ta bëjmë këtë për atë që treguam këtë të mërkure, për të gjithë ata që qëndruan prapa skuadrës në të gjitha këto momente, për të gjithë ata që e udhëheqin atë skuadër, për veten e tyre e mbi të gjitha për fitoren e Barçës ndaj Madridit.
Jemi në shembulli i denjë se çka quajmë futboll, jemi ne shembulli se çfarë quajmë familje e jo vetëm skuadër, jemi ne ata që projektojmë të ardhmen e futbollit, jemi ne BARCELONA.
Ngjyrat tona të klubit, janë motivi i parë e ne duhet më pas të rikujtojmë atë se çfarë ka përjetuar Katalonja dhe Barcelona nga Madridi perandorak i Frankos dhe e mërkura në Bernabeu, është koha dhe vendi më i duhur që njëherë e mirë ti themi Realit “Mjaftë mundoheni, ne jemi më të mirët.”
Mbase disa kanë ngjallur shumë dyshime rreth zgjedhjes së tyre të qenurit tifoz i Barcelonës, ose kanë fyer këtë skuadër por pikërisht ata që bënë këtë duhet të rikujtojnë se skuadra të cilën ata e pëlqejnë është më e mira e botës, ajo që fitoi për herë të parë në histori të futbollit 6 trofetë e mundshëm brenda një sezoni, skuadra me futbollin më atraktiv e më magjepsës.
Nëse vallëzimi është arti i lëvizjes dhe dëfrimit, ne jemi po kjo vetëm jemi me skuadër përkrahë njëri tjetrin dhe në një fushë. Kjo skuadër shkon në një sinkron perfekt me të gjithë pjesëtarët ndërmjet vete, pra jemi një ekip që vallëzon me topin në fushë e këtë do ta bëjmë edhe ndaj Realit, në shtëpinë e armikut, me detyrimin e hakmarrjes në mendjet tona.
Siç tha Messi pas ndeshjes finale të Kupës së Mbretit,”Ky Real nuk mund të fitojë gjitha ndeshjet në këtë mënyre”, duke nënvlerësuar mënyrën se si Reali luajti, e gjitha mbrapa dhe me kundërsulme, apo si presidenti i nderit i Realit, Di Stefano që tha: “Reali dukej miu, kurse Barcelona dukej luani”.
Mbase këtij Reali që Messi e cek, me të vërtetë do të i vijë fundi e ky fund është padyshim i afërt dhe mundësitë për ta bërë reale na takojnë neve. Është nder dhe krenari të jesh blaugran, sepse është identifikimi më i duhur i një futboll-dashes-i të vërtetë. Janë ngjyrat që na bëjnë krenar, është logo që na bën krenar, është Barcelona që na bënë te mburremi.
Friday, 22 April 2011 11:44