Bale, Menez dhe Ganso janë objektivat e kuqezinjve për t’u rikthyer te suksesi në Champions.
Blerje të mëdha për të rimarrë vendin që i takon në Evropë ose të paktën për të provuar seriozisht.
Milani po përgatit një fushatë blerjesh të rëndësishme, që duhet të çojë të kuqezinjtë të paktën dy ose tre emra të nivelit të lartë.
Premtimi i presidentit ”Nëse fitojmë kampionatin do të blej dy kampionë” nuk ka kaluar pa u vënë re nëse “ëndrra në sirtar” mbetet Cristiano Ronaldo, objektiv më i mundshëm, është Gareth Bale, mbrojtësi i krahut të djathtë i Totenhemit, i cili është shpallur “Lojtari i Vitit” në Angli.
Por është e vështirë të arrihet te Uellsiani, nga i cili klubi londinez nuk ka ndërmend të heqë dorë, por të ardhurat e mundshme që mund të vijnë nga fitimi i kampionatit dhe i Kupës së Italisë mund t’u lejojë kuqezinjve të hidhen në sulm për 21-vjeçarin e Totenhemit.
Blerja e parë e madhe duhet të jetë në fund Paulo Henrike Ganso, i kërkuar me ngulm dhe tashmë shumë afër kuqezinjve. Blerja e brazilianit, për të cilin janë bërë gati 25 milionë euro, do t’i lejojë Alegrit ta aktivizojë Boatengun si mesfushor të majtë, një rol ky që sipas teknikut te Milanit, ganezi mund ta interpretojë në mënyrë perfektë.
Alegrit, i pëlqen shumë edhe ideja për të stërvitur Marek Hamsikun, por sllovaku i Napolit, i blinduar nga një kontratë që skadon në 2015-ën, është pothuajse i paarritshëm. Më e lehtë rruga që të çon të francezi i Romës, Menez, për të cilin interesohen shumë skuadra Evropiane.
Më pas kërkohet edhe një sulmues dhe emrat më të përfolur janë ato të Hulk, i cili luan me Porton dhe Lukaku, sulmues i Anderlecht-it, ndërsa një përforcim në mesfushë mund të vijë me blerjen e njërit Constant të Kievos ose Laxarit të Cagliar-it.
Friday, 22 April 2011 10:19