Raul Meireles, i cili u zgjodh lojtari më i mirë në Premier Ligë nga fansat, beson se menaxheri i Liverpoolit do të sjellë ditë të mira për klubin.
Liverpooli në këtë sezon kishte probleme që kur u largua Benitez dhe erdhi Roy Hodgson, mirëpo me marrjen e detyrës së menaxherit të Liverpoolit nga Kenny Dalglish, gjërat kanë ndryshuar dhe tashmë klubi nga Anfieldi është më konkurrues.
Raul Meireles beson që Kenny Dalglish ka bërë punë të mirë në klub, pasi që ka sjellë dy sulmues shumë cilësorë dhe për këtë, thotë ai, “unë jam tejet i lumtur dhe besoj që me këtë ekip që kemi dhe me transferet që do t’i bëjë klubi në verë, do të kërkojmë të fitojmë trofe”.
Friday, 22 April 2011 09:51