Ish-lojtari i Zonjës së Vjetër dhe tani në pozitën e drejtorit, Pavel Nedved, pranon se ai mund të kishte luajtur në sezonin e fundit me Interin.
Mesfushori, i cili u pensionua nga futbolli aktiv, tregoi se kur Juve nuk ia zgjati kontratën, ai kishte mundësi të luajë për skuadrën e Interit, mirëpo e dëgjoi zemrën e tij dhe nuk e bëri këtë.
“Mourinho vazhdimisht më kërkoi dhe më tha: Eja në Inter dhe unë do të bëj që ju të fitoni Ligën e Kampionëve”, zbuloi Nedved.
“Ai ishte i bindur se ai do të marrë trofeun dhe ai kishte të drejtë”.
“Por, unë kam qenë dhe jam një juventin, kështu që i thashë: Jo”.
“Unë kam qenë në gjendje të fitoj Ligën e Kampionëve me Juven, por ndodhi siç ndodhi dhe nuk mund ta paramendoj veten në ndonjë ekip tjetër në Itali”, tha ai.
Friday, 22 April 2011 09:33