Zyrtaret e skuadrës së Chelseas janë përpjekur për të mbyllur një marrëveshje për yllin e Santos Neymar , duke e mbajtur të painformuar menaxherin Carlo Ancelotti.
Burimi nga skuadra blue, thonë se ky veprim është duke u nxitur nga pronari i klubit Roman Abramovich dhe me sa duket pa miratim nga Ancelotti.
Ky zbulim vjen pasi Ancelotti deklaroi muajin e kaluar: “Është mirë për klubin dhe menaxherin nëse lojtarët duan të vijnë këtu, ai është shumë i ri dhe një talent fantastik, por në këtë moment ne nuk jemi të interesuar për të.”
Neymar nuk është i qartë për të ardhmen e tij pasi njëherë ka deklaruar dëshirën e tij për të kaluar në Premier League këtë verë, duke thënë se “Chelsea është një klub i madh dhe është një ëndërr e çdo lojtari që të luajë atje.”
Disa ditë më vonë kishte deklaruar se “dëshiroj të luaj me Barcelonën, përkrah Messit, sepse do të kisha bërë një partneritet të jashtëzakonshëm me të”.
Në anën tjetër, personalisht Abramovich shpreson ta sjellë sulmuesin në skuadër dhe ka dhënë dritën e gjelbër për të nënshkruar një marrëveshje me supersulmuesin, Neymar.
Megjithatë, mbetet të shihet se ku do të transferohet talenti brazilian, pasi që shumë klube evropiane janë të dhënë pas tij.
Thursday, 21 April 2011 14:59