Objektivi i presidentit të ekipit italian të Lazios, Claudio Lotito, për sezonin e ardhshëm është ndërtimi i një skuadre që të luftojë për titullin, në kupat e Evropës dhe për Scudetton.
Aktualisht, Lacio është e përqendruar për një vend që e dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm dhe nëse arrin këtë objektiv skuadra nga Kryeqyteti kërkon të ndërtojë një skuadër qe ka cilësi.
Sipas drejtorit sportiv të Lazios, ish-sulmuesit të kombëtares shqiptare, Igli Tare, gjëja më e rëndësishme është që Lacio ta mbyllë në mënyrën më të mirë këtë kampionat.
Tare vlerësohet në Itali si një nga njerëzit më të fuqishëm në mërkato, një drejtor sportiv me shumë horizont dhe që di çfarë bën, duke parë dhe lojtarët si Dias, Hernanes dhe Flokari, të ardhur nga ai viteve të fundit.
Igli Tare ka një mision të ri, reformimin e skuadrës.
Lacio dëshiron të bëhet më e fortë dhe të rikthehet ne garat Evropiane, dhe për këtë kërkon të ndërtojë skuadrën për të qenë e gatshme të luftoj për tre trofetë kryesor. Në listën e lojtarëve për t’u blerë janë shqiptari Lorik Cana nga skuadra turke, Gallatasaray dhe argjentinasi i skuadrës italiane të Catanias, Maxi Lopez.
“Për mesfushën, por edhe për mbrojtjen, është duke u trajtuar prej disa muajsh emri i ikonës së kombëtares shqiptare, Lorik Cana.”
Trajneri, Reja e pëlqen shumë lojtarin shqiptar dhe Lotito e Tare, pasi kanë marrë pëlqimin e teknikut në muajin janar, janë duke i çuar përpara tentativat me presidentin e Gallatasarayt, Adnan Polat.
Në listë janë dhe Givanildo Vieira De Souza, i njohur shkurt me emrin Hulk, sulmuesi brazilian 25 vjeçar që Tare e ndjek prej disa sezonesh, por dhe 23 vjeçari i Mainz 05, hungarezi Adam Szalai, i lartë një metër e nëntëdhjete e tre centimetra, i zoti si në ajër ashtu dhe në tokë.
Lista vazhdon edhe me dy talente të skuadrës franceze, Tuluzës, në Francë, Sissoko e Capoue, por dhe me hungarezin Balazs Dzsudzsk të PSV Eindhoven.
Thursday, 21 April 2011 13:39