Bordi i përberë nga dymbëdhjetë anëtarë votoi pro inkuadrimit të Barbara Berlusconit.
Barbara është bija e Kryeministrit të Italisë dhe pronarit të skuadrës së Milanit, Silvio Berlusconi.
Tani me inkuadrimin e Barbaras bordi i AC Milan përbehet nga trembëdhjetë anëtarë.
“Kjo është një shenjë e mirë e angazhimit të familjes Berlusconi,” tha zëvendës-presidenti Adriano Galliani.
“Ata gjithmonë kanë siguruar mbështetjen e tyre morale dhe ekonomike për klubin. Fakti që në Bordin e AC Milan janë dy fëmijët e Berlusconit është një shenjë e madhe që duhet të shihet nga fansat si një shfaqje e besimit.”
Interesante është se Barbara Berlusconi ka konfirmuar lidhjen me sulmuesin e Milanit Alexandre Pato dhe prej që është në lidhje me sulmuesin e bija e padronit përcjell çdo ndeshje që Milan zhvillon.
Thursday, 21 April 2011 08:25