Një tjetër rekord për skuadrën nga Gjermania, pasi në çerekfinale për herë të dytë mposhti fituesin e Ligës së Kampionëve, Interin, sot për 120 minuta i ka shitur të gjitha biletat për sfidën që do ta zhvilloj kundër liderit të Primer Ligës, Man Utd.
Si duket ecuria e mire e skuadrës në Ligën e Kampioneve bëri që tifozët të blejnë shumë shpejt të gjitha biletat për ndeshjen gjysmëfinale të Schalke 04 kundër Manchester Unitedit.
Mediet nga Gelsenkircheni, raportojnë se të gjitha biletat që ishin në dispozicion u shitën për vetëm dy orë.
Ulëset në stadiumin Veltins Arena do të shiteshin dhe askush në Gelsenkirchen nuk ka dyshuar, mirëpo të gjithë jemi të befasuar me shitjen shume të shpejtë të të gjitha biletave.
Përparësi për blerje kanë pasur anëtarët dhe abonentët e klubit.
Në stadium për ndeshjet në ligat evropiane ka vende për 54 000 shikues ndërsa në Bundesligë 61 000, mirëpo për ndeshjen me anglezët e Manchesterit më 26 prill është dashur të sigurohen edhe 2 500 bileta për tifozët mysafirë që udhëtojnë nga Anglia.
Wednesday, 20 April 2011 15:08