Sipas policisë nga Glasgow, katër bomba të dërguara për menaxherin e skuadrës së Celtic, Neil Lennon dhe dy mbështetësve të shquar të klubit nga Glasgow janë të vërteta, dhe mund të kishin shkaktuar dëme të rëndësishme.
Bombat janë dërguar në javë pas një ndeshje të trazuar dhe të ashpër ndërmjet Celtic dhe Glasgow Rangers, dy klubet me një histori të konfliktit sektar. Paketa bombë u diktua para se të arrijnë objektivin dhe policia arriti ta heqë përpara se të shpërthenin.
Shefi I inspektoratit të policisë, Detective, John Mitchell tha, dyshimi fillestar ishte se paketa mund të ketë qenë një shaka, por analiza mjeko-ligjore ka treguar se ato ishin “pajisje të bombë”
“Ato ishin të afta për të shkaktuar dëme të rëndësishme dhe dëmtimin e individëve, nëse ata kishin hapur ato,” tha ai.
Ndërkohë që policia nuk e ka diskutuar motivin e bombave, tensionet sektare në Irlandën e Veriut dhe Glasgow janë në rritje e sidomos në mes të tifozëve të Celtic, të cilët janë kryesisht katolike, dhe tifozëve të Rangers të cilët janë kryesisht protestant.
Bomba e parë e cila u gjet me 4 mars, kishte synim menaxherin Lennon, një katolik nga Irlanda Veriore, ndërsa e dyta u kap në një zyrë jashtë Glasgow më 26 mars.
Një tjetër paketë ë destinuara për mbështetësin e skocezeve të Celtic, deputetin Godman Trish u kap në zyrën e ti dy ditë më vonë. Një paketë e katërt e destinuara për një avokat Paul McBride, i cili përfaqëson menaxherin e skuadrës së Celtic, Lennon.
Shefi ekzekutiv i Shoqatës se Futbollit Skocez, Regan Stewar, tha se “sporti nuk duhet të përdoret si një platformë për intolerancë fetare .”
“I sapoardhur në këtë vend, unë gjej këtë situatë të dëshpëruar dhe është për të ardhur keq”, tha Regan. “Me mbështetjen e policisë, Qeveria Skoceze dhe organet e tjera tona të ligës, po i marrin masat e duhura dhe qëllimi ynë është për të ndihmuar futbollin skocez, të shpëtoj nga ky helm i padëshiruar i cili duket të jetë mbizotërues në këtë shoqëri.”
Një tjetër qeveritar, Alex Salmond, bëri thirrje për një vendosmëri më të madhe në mënyrë që të përtërijmë lojën e bukur dhe i ftoj palët të marrim mësim nga incidenti i fundit.
“Ajo që kërkohet këtu është që të gjithë njerëzit, veçanërisht atyre që e duan lojën e futbollit të bashkohen për të dënuar veprimet e tilla dhe të bashkohen në dënimin e atyre që abuzojnë me lojën e futbollit dhe paragjykimet e tyre të përçmuar dhe te rrezikshme, që i përkasin një të kaluar të gjatë dhe të largët.”
Lajmi vjen vetëm disa ditë para se Rangers të takohet me skuadrën e Celtic të dielën. Rangers janë duke u përpjekur për të mbyllur një hendek prej katër pikë të kampionëve në krye të Premier Ligës Skoceze.
Paketat përmbajnë plumba dhe janë dërguar këtë vit për Lennon dhe për lojtarët Pedi McCourt dhe McGinn, të cilët janë gjithashtu nga Irlanda Veriore.
Lennon 39-vjeçar ka duruar kërcënimet dhe abuzimin gjatë karrierës së tij të futbollit edhe si lojtar dhe si menaxher.
Lennon la futbollin ndërkombëtar në vitin 2002, pasi ka bërë 39 ndeshje, duke thënë se ai kishte marrë kërcënime me vdekje nga një grup paraushtarak në Irlandën Veriore.
Wednesday, 20 April 2011 14:27