Drejtori sportiv i AC Milan, Ariedo Braida, përgatitet të udhëtojë për në Brazil në një mision për ta mposhtur rivalin lokal për nënshkrimin me mesfushorin brazilian, Paulo Henriqu Gano.
Braida do të jetë në një takim me drejtuesit e skuadrës braziliane, Santos, për të finalizuar një marrëveshje për Paulo Henrique Ganso.
Inter, gjithashtu, janë të pirur nga lojtari, por Milan shpreson në marrëdhëniet dhe kontaktet e mira me klubin dhe lojtarin.
Braida, ndërkohë, është në bisedime edhe me klubin portugez, Porto, për talentin e ri Fernando Ferreira.
Wednesday, 20 April 2011 11:43