Bosi i Real Madrid, Joze Mourinho, i njohur me nofkën (Special One) injoroi kritikat e legjendës dhe Presidentit të nderit të klubit mbretëror, Alfredo Di Stefano.
Special One ka hedhur poshtë kritikat nga legjenda e klubit, Alfredo Di Stefoano.
Në prag të finales së Copa Del Rey, sonte, kundër Barcelonës, Di Stefano ndjeu nevojën për t’i kritikuar taktikat e trajnerit të Realit për barazimin e tyre 1-1, të shtunën.
“Luani ishte Barcelona, ndërsa miu ishte Real Madridi”, tha legjenda dhe Presidenti i nderit i klubit madrilen.
Në pyetjen se çka mendon për komentet e Di Stefanos, Special One, u përgjigj: “Ai është një nga më të rëndësishmit në historinë e Real Madridit dhe unë jam askush në historinë e Real Madridit, dhe ai duhet të respektohet.”
“Por, unë jam trajneri dhe unë jam i vetmi që vendosë, njerëzit mund të thonë atë që duan, por unë do të vazhdoj të jem trajneri.”
Wednesday, 20 April 2011 10:48