Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, mohon se është tallur me lojtarët e Real Madridit.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka mohuar kategorikisht se është tallur me lojtarët e Real Madridit në fund të ndeshjes e cila u zhvillua të shtunën, ku dy rivalet u ndan në paqe.
Mediet raportuan se Pique kishte fyer lojtarët e Real gjatë ndeshjes dhe ishte tallur me ta duke ju thëne se shikojeni tabelën dhe hendekun e prej tete pikëve.
Por ai sot u përgjigj ne faqen e tij zyrtare ne tweeter: “Unë dua të komunikoj se informacionet në lidhje me mua, në gjysmën e gazetave sportive janë tërësisht të rreme dhe unë nuk them e as nuk kam thënë marrëzira të tilla.”
Pique shtoi: “Shihemi sonte në lojën e madhe të Copa Del Rey.”
Wednesday, 20 April 2011 10:36