Sot në fushën e blertë do të luajnë ekipet e Romës dhe të Interit, ndeshje kjo e vlefshme për gjysëmfinalet e Kupës së Italisë.
Kjo ndeshje pavarsisht kualifikimit të njërit ekip, nuk do të mund të rregullojë në asnjë mënyrë sezonin negativ dhe zhgënjyes të të dyja skuadrave.
Një Romë, e cila pas zyrtarizimit të pronarëve të rinj, duhet të ndryshoj stil dhe të kërkoj ta mbyll sa më mirë këtë sezon për tu rrikthyer fuqishëm vitin e ardhshëm.
Ndërkohë për Interin ndeshja e sotme duhet të jetë mbi të gjitha për moral. Vendi i tretë në kampionat po vështirësohet nga ekipet e Lacios dhe të Udinezes, dhe nëse duan që vitin tjetër të luajnë në Uefa Champions League, atëherë kriza duhet të largohet sa më shpejt të jetë e mundur, mundësisht në ndeshjen e sotme.
Por për të dyja ekipet, Kupa e Italisë do tu mundësonte që vitin e ardhshëm të luajnë edhe për finalen e Superkupës, dhe në këtë mënyrë kjo Kupë nuk është edhe aq e pavlerë sa duket.
Përsa u përket formacioneve, për ekipin e Romës rrikthehet sulmuesi Borrielo, dhe gjithashtu janë gati për të luajtur edhe Vucinin dhe francezi Menez.
Ndërkohë ekipi zikaltër i Interit do ti duhet të bëj pa sulmuesin kryesor të sajin, Samuel Eto. Një dëmtim në kavilje që në ndeshjen me Shalken, bën që kamerunasi të mungojë sot, por gjithsesi në ndeshjen e kampionatit me Lacion ai me shumë mundësi do të rikuperohet nga dëmtimi dhe do të jetë në fushën e lojës.
Formacionet e mundshme:
Roma (4-3-3) : Doni, Kaseti, Juan, Burdiso, Rise, Perrota, De Rossi, Pizarro, Tadei, Vucinic, Borrielo
Tr: Montela
Inter (4-3-1-2) : Huloi Sezar, Maikon, Lusio, Ranokia, Nagatomo, Kambiaso, Zaneti, Stankovic, Sneijder, Pacini, Milito
Tr: Leonardo
Tuesday, 19 April 2011 16:53