Presidenti i Interit, Massimo Moratti, u jep fund thashethemeve për një rikthim të mundshëm të ish trajnerit të Interit, Hoze Mourinho tek skuadra zikalër.
“Hose Mourinho, nuk do të rikthehet në klubin zikaltër pasi ai ka një kontratë aktuale me klubin madrilen.” Tha Morati.
Menjëherë pas dështimit në derbin lokal Della Madonnina dhe pas turpërimit që i beri skuadra e Schalke 04 në Ligën e Kampionëve dhe humbjes së fundit nga skuadra e Parmës, mediet italiane kanë filluar të spekulojnë me emrat e trajnerëve që mund të jenë pasardhës të Leonardos.
Aktualisht nuk jemi ne nivelin me te lartë, pa dyshim që aktualisht ndodhemi në krizë, për shkak të lodhjes fizike dhe mentale, por e ardhmja e Leonardos nuk ka ndryshuar shumë.
Leo i ka sjellë skuadrës paraqitje të shkëlqyera deri në ndeshjen me Milanin. Atëherë kur prisnim maksimumin, ne zhgënjyem.
Leo po punon mirë, por nuk është e lehtë t’i jepet fund një situate të tillë.
Tuesday, 19 April 2011 11:40