Veterani i Milanit, Rino Gattuso, thotë se ata do të jenë fitues të denjë të Scudettos.
Rossonerët kanë nje avantazh prej tre pikë ndaj Napolit.
I pyetur se si mendon se do te përfundoj kampionatin, Gattuso tha: “Unë shpresoj se se do te jemi kampion sepse e meritojmë.”
“Ne kemi qenë ne një nivel të lartë për 22 apo 23 ndeshje. Ne kemi mposhtur edhe Napolin dhe Interin dy herë, unë mendoj se ne e meritojmë këtë Scudetto.
“Kemi edhe gjashtë ndeshje para vetes dhe shpresoj që të shkojnë mirë të gjitha.”
I pyetur për të ardhmen e tij, dhe një ofertë që ka nga Rusia, Gattuso tha: “Unë mund të luajë në këtë nivele edhe për dy vite, pastaj dëshiroj të jem trajner i të rinjve.”
Friday, 15 April 2011 08:38