Tiranë – Në mungesë të kapitenit dhe me një mesfushë që ka ndryshuar shpesh, ekipi kishte nevojë për një dorë me përvojë që ta drejtonte. Mlladen Zizoviç është rikthyer protagonist tek Tirana duke qenë nga më të mirët në fushë në ndeshjen ndaj Laçit dhe duke premtuar të jetë i tillë në fazën më vendimtare të sezonit.
Ai mendon se diçka ka ndryshuar. “Mendoj se kjo ishte ndeshja më e mirë e Tiranës pas shumë kohësh. Ndaj Laçit zhvilluam një lojë të shpejtë, shumë më efikase sesa në ndeshjet e tjera, e qarkulluam mirë topin dhe kjo na dha rezultat. Edhe unë vetë jam i kënaqur se po arrij nivelin tim më të mirë. Tashmë i kemi kaluar problemet dhe mendoj se kjo Tiranë mund të jetë favorit përballë kujtdo”, është shprehur Zizoviç.
Tashmë, kundërshtarët besojnë se do të gjejnë përballë një Tiranë krejt ndryshe nga ajo e javëve të shkuara. Më të fortë dhe më të rrezikshme.
Thursday, 14 April 2011 15:06