Në rast se Chelsea dëshiron ta shkarkojë trajnerin, atëherë bordi i ri i klubit romak është duke hartuar një kontratë për Carlo Ancelottin.
Ancelotti ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe nuk ka asnjë shenjë për shkarkimin e tij nga Chelsea, pavarësisht nga eliminimi i tyre CHL.
Pronari i ri i klubit romak, Thomas Di Benedetto, dhe drejtorët e tjerë të tij kanë vendosur që Ancelotti është personi që ata dëshirojnë ta kenë në bankinë për sezonin e ardhshëm.
Romakët janë të gatshëm t’i ofrojnë Ancelottit një kontratë me vlerë 3 milionë euro në vit, ndërsa skuadrës së Chelseas do t’i ofrojnë një dëmshpërblim prej 6 milionë euro.
Thursday, 14 April 2011 12:46