Frank Rijkaard është duke u shqyrtuar nga stafi i skuadrës së Chelseas për të zëvendësuar Carlo Ancelottin.
Frank Rijkaard, duket se do të jetë njeriu i ri i cili do ta zë vendin e Carlo Ancelottit dhe skuadra e Chelseas nuk ndalet me kaq pasi që drejtuesi i klubit Roman Abramovich po mendon ta sjellë edhe Guus Hiddink si drejtor teknik i cili do t’i mbikëqyrë të gjitha transferimet në Stamford Bridge.
Roman Abramovich ka kërkuar këshillën e mikut të tij të ngushtë, Hiddink, në lidhje me të ardhmen, pasi që Chelsea nën udhëheqjen e Ancelottit ka dështuar të fitojë ndonjë trofe ketë sezon.
Hiddink thotë se Rijkaard dhe Marko Van Basten janë dy kandidatët më të mirë dhe më të aftë për ta drejtuar skuadrën “blue”.
Tani për tani të dy janë të lirë dhe do të mirëpresin mundësinë për të marrë drejtimin e skuadrës së Chelseas.
Thursday, 14 April 2011 11:01