Schalke fitoj në shtëpi 2-1 ndaj kampionëve të Italisë dhe Evropës dhe Metzelder kishte plot lëvdata për shokun e ti Raul.
Pas një fitoreje të merituar ndaj kampionëve në fuqi, Inter, në natën e mërkurë, mbrojtësi i Schalkës Christoph Metzelder ishte i kënaqur me progresin në Ligën e Kampionëve.
“Kjo është një ditë historike për klubin dhe për ne si ekip”, tha Metzelder. “Arritja në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve është një eksperiencë e re për ne. Vetëm Raul arriti në gjysmëfinale para nesh. Ne kemi luajtur dy ndeshje të bukura dhe mund të jemi shumë krenarë”.
“Ne e ndjemë besim që do të kalojmë, ne u përpoqëm të fitojmë këtë lojë për tifozët tanë dhe bëmë gjithçka për të mposhtur Interin.”
Metzelder pastaj vazhdoi falënderimin për Raul, i cili shënoi më të dyja këmbët kundër Interit.
“Raul nuk e ka mbaruar ende sezonin e tij të parë dhe ai është tashmë një ikonë në Gelsenkirchen. Në këtë sezone njerëzit vlerësoj rrugën e tij. Ai nuk është vetëm duke shënuar gola, por ai lufton. Raul është Zot për Ligën e Kampioneve.”
Schalke tani ka përballjet e frikshme me Manchester United në gjysmëfinale, pasi ata vazhdojnë të bëjnë histori në Ligën e Kampionëve.
Thursday, 14 April 2011 08:57