Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, tha se janë të gatshëm për serinë e lojërave me Real Madridin.
Të dy klubet do të takohen katër herë në 18 ditë.
Në perspektivën e katër El Clasicove, Guardiola tha: “Ne e kemi shansin për të konkurruar me ekipet më të fuqishme në botë”.
“Pa marrë parasysh se sa herë luajnë ata, ata janë ende ekip i fuqishëm në çdo kuptim, ata janë në formën më të mirë, ata janë një skuadër e pandalshme, ne do të pranojmë sfidën dhe të përqendrohemi në të.”
Ai shtoi: “Nuk ka rëndësi se në çfarë gjendje jemi, ajo që ka rëndësi është mentaliteti dhe dëshira.”
“Kjo është një dhuratë që çdo person e kishte pranuar dhe do të ishte i kënaqu. Në këtë situatë, e gjitha që mund të bëj është t’i falënderoj lojtarët, dhe t’i trajtoj në mënyrën e duhur.”
I pyetur se si lojtarët e tij do të merren me presionin, ai u përgjigj: “Në një mënyrë shumë të qetë, duke u përpjekur për ta bërë punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.”
Thursday, 14 April 2011 08:00